Pogba: Emre Can është kundërshtari më i vështirë

Futboll

Pogba: Emre Can është kundërshtari më i vështirë

Më: 17 mars 2022 Në ora: 18:27
Pogba: Emre Can është kundërshtari më i vështirë

Manchester United po kalon një moment të vështirë në këtë sezon. Një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës angleze është mesfushori Paul Pogba.

Në një intervistë për Football Joe, ylli i Djajve të Kuq ka zbuluar kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur në karrierën e tij, duke i thurur elozhe edhe shokut të kombëtares N’Golo Kante.

Këto kanë qenë fjalët e tij:

“Kundërshtari më i vështirë me të cilin jam përballur është Emre Can. Një ditë mbaj mend se kam patur një betejë të madhe kundër tij.

“Por me Kante e kalon dhe mendon se ka një tjetër N’Golo sepse kthehet kaq shpejt. Të gjithë ata që e njohin e dinë sa fantastik që është.

“Ai është ashtu si është, jep gjithçka për shokët e skuadrës. Për të, të qenit i njerëzishëm vjen para gjithçka, është fantastik. Futbolli është i rëndësishëm për të, por familja është në vendin e parë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat