Reali vishet me të zeza në “El Clasico”

Futboll

Reali vishet me të zeza në “El Clasico”

Më: 18 mars 2022 Në ora: 13:30
Reali vishet me të zeza në “El Clasico”

Real Madrid do të zbresë në fushë me një fanellë të veçantë në “El Clasico”. Ekipi i Carlo Ancelottit pret Barcelonën të dielën (21:00) në Santiago Bernabeu.

Të dy ekipet po kalojnë një formë shumë të mirë sportive dhe vijnë në duelin e zjarrtë pas kualifikimeve në çerekfinalet e Champions League dhe Europa League.

“Los Blancos” festuan 120-vjetorin e krijimit më 6 mars dhe në nder të përvjetorit kanë zgjedhur të luajnë me fanella të zeza kundër rivalëve katalanas.

Koleksioni (veshje+aksesorë) lindi nga bashkëpunimi midis Yohji Yamamoto dhe firmës së famshme sportive Adidas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat