Tebas shuan ëndrrat e PSG-së

Futboll

Tebas shuan ëndrrat e PSG-së

Më: 18 mars 2022 Në ora: 15:23
Tebas shuan ëndrrat e PSG-së

Javier Tebas, numri një i La Liga-s, ka folur për  të ardhmen e Kylian Mbappe dhe Erling Haaland në një event në prag të El Clasico-s mes Real Madrid-it dhe Barcelona-s të kësaj fundjave.

Kanë bërë përshtypje deklaratat e publikuar nga AS kryesisht në lidhje me sulmuesin francez dhe të ardhmen e tij.

“Për Erling Haalan them se më duket e vështirë të kalojë te Barcelona për shkak të situatës financiare të klubit”, ka thënë Tebas në lidhje me sulmuesin e Borussia Dortmund-it.

Për Mbappe: “Ajo që është e qartë është se Mbappe nuk do të qëndrojë te PSG. Nuk është normale që nuk e ka thënë se ku do të jetë sezonin e ardhshëm pa zgjidhur problemin me kontratën e tij. Sigurisht nuk do të jetë te PSG, kjo është ajo që mendoj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat