Të hënën dalin në shitje biletat për ndeshjen: Kosova - Burkina Faso

Futboll

Të hënën dalin në shitje biletat për ndeshjen: Kosova - Burkina Faso

Më: 18 mars 2022 Në ora: 17:18
Të hënën dalin në shitje biletat për ndeshjen: Kosova - Burkina Faso

Me 24 mars Kombëtarja e Kosovës në futboll rikthehet në aksion me një ndeshje miqësore e cila luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Dardanët do të ndeshen me Burkina Fason, sfidë kjo që i paraprinë miqësores tjetër që luhet me 29 mars ku ndeshën Zvicra e Kosova.

Biletat në treg do të dalin diten e hënë, ndërsa çmimi i tyre nuk do të ndryshojë shumë nga ato që ishin në të kaluarën, 15, 10 dhe 5 euro.

Të kujtojmë, se me masat e reja të apklikuara nga Qeveria në stadium lejohen tifozët me kapacitet të plotë, gjë kjo që i ka munguar ‘Dardanëve’ tash e dy vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat