Januzi shënues i dyfishtë, Dukagjini shokon Llapin në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ 

Futboll

Januzi shënues i dyfishtë, Dukagjini shokon Llapin në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ 

Nga: K. Goca Më: 19 mars 2022 Në ora: 13:48
Dukagjini

Dukagjini nga Klina importon tre pikë që nuk maten as me ari nga stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë!

Dukagjinasit shokojnë Llapin duke e mundur me rezultat 2:1, në takimin e javës së 26-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Futbollisti Ahmed Januzi është trim i ndeshjes, duke shënuar dy gola për fitoren e Dukagjinit, në minutën e 9-të e 71-të.

Në minutën e 90+3, Amadu ngushton humbjen e Llapit.

Kryetrajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, i gëzohet jashtëzakonisht kësaj fitore në momentet e duhura dhe tani mendon për sfidën e radhës ndaj Malishevës dhe Llapi i shkon Prishtinës. 

Llapi pothuajse është dorëzuar në luftë për titullin e kampionit, skuadër që renditet në vend të katërt me 41 pikë, ka një ndeshje më shumë e 10 pikë me pak se lideri Ballkani.

Dukagjini renditet në vend të 8-të me 29 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat