Fitorja kundër Cagliarit jetike për Milanin në garën për titull, ja formacionet e mundshme

Futboll

Fitorja kundër Cagliarit jetike për Milanin në garën për titull, ja formacionet e mundshme

Më: 19 mars 2022 Në ora: 15:21
Milan

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja mes skuadrës së Calgiarit dhe gjigandit italian Milan, e vlefshme kjo për xhiron e 30 të Serie A.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Milani shënoi fitore 2:1 kundër Empolit, kurse Cagliari pësoi humbje me rezultat 2:0 kundër Spezias.

Momentalisht, pas 29 ndeshjeve të zhvilluara Milani zë vendin e parë në tabelë me 63 pikë, krahas Cagliarit që renditet në vendin e 17 me 25 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Cagliarin nuk do të paraqiten Nandez, Strootman, Walukiewicz, Baselli dhe Rog, kurse te Milani mungojnë Kjaer dhe Maldini.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Calgiari (3-5-2): Cragno; Altare, Lovato, Goldaniga; Bellanova, Grassi, Marin, Deiola, Dalbert; Pavoletti, Pedro

Milan (4-3-3): Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Hernandez; Bennacer, Tonali, Kessie; Messias, Giroud, Leao

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat