Erdon Daci, i bashkohet Maqedonisë në vend të Jahoviqit  

Futboll

Erdon Daci, i bashkohet Maqedonisë në vend të Jahoviqit  

Më: 20 mars 2022 Në ora: 12:01
Erdon Daci, i bashkohet Maqedonisë në vend të Jahoviqit  

Erdon Daci ka marrë ftesë nga përzgjedhësi i Maqedonisë, Bllagoja Milevski, për të qenë pjesë e Maqedonisë në përballjen me Italinë, e vlefshme për gjysmëfinalet e “play-off”-it të Botërorit “Katar 2022”.

Daci vjen si zëvendësues i Adis Jahoviq, i cili për shkak të një dëmtimi nuk do të jetë në kombinim për ndeshjen me “axurrët”.

Daci aktualisht mban epitetin e golashënuesit më të mirë te skuadra belge “Vesterlo”, e cila mban kreun në Ligën e Dytë të Belgjikës.

Erdon Daci në 21 ndeshje ka realizuar 9 gola dhe do t’i bashkohet Maqedonisë të dielën në ora 20:00, ndërsa të hënën me fillim në ora 17:00, do të jetë pjesë e stërvitjes së parë në stadiumin “Petar Milloshevski”.

Kujtojmë se sfida Itali-Maqedoni do të zhvillohet më 24 mars, ndërsa fituesi i kësaj përballje më 29 mars do të luaj kundër fituesit nga ndeshja, Portugali-Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat