Skuadra shqiptare iu kthehet fitoreve në Mal të Zi

Futboll

Skuadra shqiptare iu kthehet fitoreve në Mal të Zi

Nga: K.G. Më: 20 mars 2022 Në ora: 17:59
Skuadra shqiptare iu kthehet fitoreve në Mal të Zi

Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, iu kthehet fitoreve në Kampionatin e Malit të Zi. 

Pas dy humbjeve e një barazimi, Deçiqi ka shënuar fitore me rezultat bindës 4:0 ndaj Mornarit. 

Futbollistët nga Tuzi treguan lojë shumë të mirë, duke mos lejuar rivalin në asnjë moment që t’ua rrezikoj fitoren.  

Golat i realizuan Drashko Bozhoviq (25’), Jonatan Dreshaj (34’), Aleks Marushiç (56’), Danillo Peshukiç (58’).

Pas javës së 26-të Deçiqi renditet në vend të katërt me 42 pikë e Mornari në të 6-tin me 31.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat