Inter kërkon fitore në tavolinë ndaj Bolognas

Futboll

Inter kërkon fitore në tavolinë ndaj Bolognas

Më: 21 mars 2022 Në ora: 20:32
Foto ilustrim

Inter kanë apeluar në CONI për ndeshjen ndaj Bologna dhe kërkojnë fitore 3:0.

‘Zikaltërit’ kanë apeluar për ndeshjen që nuk u luajt më 6 janar 2022 kundër Bologna. Më saktësisht, kanë apeluar vendimin që nuk ju dha fitoren në tavolinë.

Inter po vazhdojnë garën për titull, përkundër se kanë bërë hapa të gabuar së fundmi, duke i dhënë kreun e tabelës Milanit.

Një fitore 3:0 në tavolinë kundër Bologna do të ishte shtysë e madhe për ta në këtë garë për titull.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i CONI pas ankesës së bërë nga ana e Inter.

Inter vazhdojnë të jenë me një ndeshje më pak në klasifikimin tabelor të Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat