Lumbardh Dellova i bashkohet Kombëtares!

Futboll

Lumbardh Dellova i bashkohet Kombëtares!

Më: 22 mars 2022 Në ora: 11:06
Lumbardh Dellova i bashkohet Kombëtares 

Lumbardh Dellova i bashkohet Kombëtares!

Mbrojtësi i spikatur i KF Ballkanit, Lumbardh Dellova i është bashkuar Kombëtares së Kosovës në grumbullimin për dy miqësoret e këtij muaji kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës.

Ai është ftuar nga përzgjedhësi Alain Giresse, pasi futbollisti i Hajdukut të Splitit, Emir Sahiti është lënduar dhe nuk do të jetë në dispozicion për këto dy miqësore.

Dellova aktualisht është pjesë e skuadrës lidere të Superligës së Kosovës, derisa më herët ka luajtur në Hajduk të Splitit dhe Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat