Ronaldo, i gatshëm të “luftojë”...

Futboll

Ronaldo, i gatshëm të “luftojë”...

Më: 22 mars 2022 Në ora: 11:38
Ronaldo, i gatshëm të “luftojë”...

Cristiano Ronaldo është zotuar se do të “luftojë” për t’ia siguruar Portugalisë një vend në Botërorin 2022.

Ylli i Manchester United është i vendosur që ta shijojë atë që mund të jetë kompeticioni i tij i fundit i madh në të cilin do të marrë pjesë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë është 37 vjeç dhe po shkon drejt fundit të karrierës.

Ai ka marrë pjesë në katër Botërore në të kaluarën, ndërsa e kishte fituar Evropianin 2016 me portugezët.

Ai synon ta shijojë pjesëmarrjen në Botërorin e pestë derisa Portugalia po bëhet gati për t’u përballur me Turqinë në gjysmëfinale të “play-offit” të enjten.

“Fokus total në Botërorin 2022. Krenar, si gjithmonë që ta përfaqësoj Portugalinë. Ne e dimë se nuk do ta kemi të lehtë, duhet të kemi respekt maksimal ndaj kundërshtarëve me të cilët do të përballemi dhe me të cilët i ndajmë objektivat e njëjtë. Por, së bashku, ne do të ‘luftojmë; që ta dërgojmë Portugalinë aty ku e ka vendin. Le ta bëjmë këtë”, ka shkruar veterani i sulmit në “Instagram”.

Fitorja eventuale ndaj Turqisë do t’ia mundësonte Ronaldos me shokë që të përballen në finale me Italinë ose me Maqedoninë e Veriut më 29 mars, në kërkim të një biletë që çon në Katar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat