Zaccheroni: Arkitekti i kësaj rilindjeje është Paolo Maldini

Futboll

Zaccheroni: Arkitekti i kësaj rilindjeje është Paolo Maldini

Më: 22 mars 2022 Në ora: 16:31
Zaccheroni: Arkitekti i kësaj rilindjeje është Paolo Maldini

Alberto Zaccheroni, ish-trajner edhe i Milan-it, ka folur për La Gazzetta dello Sport në lidhje me mundësinë q ë kanë kuqezinjtë për të fituar kampionatin, duke i thurur elozhe punës së Pioli-t, por edhe drejtuesve.

“Ky Milan mund t’ia dalë sepse ka intensitet dhe cilësi. Nuk e përdor të gjithë fushën, shfrytëzon kryesisht pjesën qendrore, vertikalizimet: aty është e aftë të fitojë duele dhe të krijojë superioritet numerik”, ka shpjeguar Zaccheroni.

“Një sistem që i shpërblen: Theo, Leao, por edhe Messias dhe Calabria, ashtu si Florenzi, kalojnë shpesh në qendër. Ky është çelësi”.

Më pas, në lidhje me protagonistët e mëdhenj të projektit Milan, trajneri ka shtuar:

“Pioli ka qenë shumë i mirë, ka ndikuar në këto javë dhe ndikon edhe direkt në ndeshje me zëvendësimet. Megjithatë, arkitekti i kësaj rilindjeje është Paolo Maldini: për të krijuar ambientin ideal, shpirtin e grupi, Paolo është një mjeshtër i vërtetë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat