Alioski: Do të bëjmë gjithçka që të ndodh një mrrekulli në Palermo

Futboll

Alioski: Do të bëjmë gjithçka që të ndodh një mrrekulli në Palermo

Më: 23 mars 2022 Në ora: 11:21
Alioski: Do të bëjmë gjithçka që të ndodh një mrrekulli në Palermo

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski, ishte në qendër të vëmendjes të mediave italiane, në prag të përballjes së balotazhit për Botërorin “Katar 2022”, ndaj Italisë, e cila do të luhet të enjten në Palermo.

Vet Alioski ishte gati të transferohej në Serie A në janar, por përfundimisht qëndroi në Arabinë Saudite. Ai thotë se është shumë i motivuar për përballjen me Italinë dhe shpreson që Maqedonia të kalojë edhe dy pengesa drejt Botërorit “Katar 2022”.

“Kam muaj që mendoj për këtë ndeshje. Maqedonia ka bërë përparim të madh në futboll në pesë vitet e fundit. Pjesëmarrja në Kampionatin Evropian ishte një shpërblim për atë që ndodhi në të kaluarën dhe tani do të luajmë një balotazh për Botërorin. Maqedonia është një vend i vogël dhe më parë ishte e një gjë e vështirë për të menduar dhe për të qenë këtu. Në këtë gjë kemi besuar vetëm ne, të vetëdijshëm për cilësinë”, tha mes tjerash Alioski.

Mbrojtësi i Maqedonisë potencoi qartë se roli i favoritit është në anën e Italisë dhe se Maqedonisë nuk ka presion fare para kësaj sfide.

“Sigurisht, Italia është favorite. Luan në shtëpi dhe kërkon fitoren. Ata gjithashtu do të duhet të përballen me një lloj presioni. Dështimi për t’u kualifikuar në Kupën e Botës do të ishte një dështim i madh. Ne kemi nevojë për një mrekulli dhe futbolli vazhdmisht po dëshmon dhe sjell mrekulli. Dhe me lojtarët e mi do të bëjmë gjithçka që të ndodh një mrekulli e tillë,” shtoi Alioski.

Alioski beson në magjinë e futbollit dhe realizimin e ëndërrave. Andaj nuk përjashton edhe mundësinë e kualifkimin në një skenë të madhe të futbollit.

“Maqedonia në Botëror? Nëse një gjë e tillë ndodh, futbolli do të tregojë sërisht se çdo gjë është e mundur. Dhe historia ime është dëshmi e kësaj. Nga Jang Bojsi më përjashtuan, më pas erdha në Lugano dhe arrita në Premier Ligë. Është e rëndësishme të besohet”, përfundoi Alioski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat