Debutuesi i listës që po impresionon edhe në stërvitje me Kombëtaren

Futboll

Debutuesi i listës që po impresionon edhe në stërvitje me Kombëtaren

Më: 23 mars 2022 Në ora: 11:28
Debutuesi i listës që po impresionon edhe në stërvitje me Kombëtaren

Një nga debutuesit e rinj te Kombëtarja është edhe Kristjan Asllani.

Trajneri Reja e kishte të ndarë mendjen për maratonomakun e Empolit që tanimë po vëzhgohet edhe nga Manchester City.

Vetëm 19-vjeç dhe po luan në Serinë A si të ishte veteran. Futbollisti që duke impresionuar edhe në stërvitje me grupin tjetër të lojtarëve të Kombëtares.

Mesfushori shihet qartë për potencialin e tij dhe për faktin se ka shumë minuta në këmbë, duke qenë në formën më të mirë.

Për këtë arsye debutimi i tij me fanellën e Shqipërisë ndaj Spanjës është punë e kryer, megjithëse duhet të presim ende për ta parë nëse do ta nisi si titullar apo nga stoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat