Befason Ibra

Futboll

Befason Ibra

Më: 23 mars 2022 Në ora: 11:50
Befason Ibra

Zlatan Ibrahimoviç është thirrur me Suedinë për të dhënë kontributin e tij në ndeshjet play off të Botërorit “Katar 2020”.

Sulmuesi i Milanit ka zbuluar një detaj kurioz, që lidhet me shokun e tij të skuadrës në përfaqësuese, Anthony Elanga, që është grumbulluar për herë të parë nga kombëtarja A e Suedisë.

Ibra dhe Elanga nuk kanë luajtur kurrë së bashku tek United, pasi kur Anthony ishte vetëm 16 vjeç kur Zlatani ishte pjesë e “Djajve të Kuq”. Ibra tregoi një histori kurioze në lidhje me takimin e parë mes të dyve:

“Herën e parë që e takova, ishim tek restoranti i kompleksit stërvitor. Ai erdhi tek unë dhe më tha: “Ti e njeh babanë tim.” Nuk kuptova shumë dhe thashë diçka të tillë: “Më ndihmo se nuk e di me kë po flas”.

Po, ti ke luajtur me babanë tim, Elanga”, më tha dhe në atë moment kuptova gjithçka…”. Referenca është në fakt për babanë e Anthony-t, Joseph Elanga, një shtetas kamerunas në vitet ’90, një ish-lojtar i Malmoes midis viteve 2000 dhe 2005, pra një shok skuadre në sezonin e parë kur Ibrahimoviçi ishte shumë të ri.

Befasues reagimi i Zlatanit, tepër i lumtur që kishte një bashkatdhetar në Angli:

“Isha i lumtur, sepse nuk isha i vetmi suedez në Mançester…”. I emocionuar në mënyrë të pashmangshme komenti i parë i Anthony-t:

“Të stërvitesh me një lojtar që ka bërë kaq shumë për kombëtaren tonë për 20 vjet është një gjë e mrekullueshme. Kur mora vesh se kishte nënshkruar për Manchester United, mezi prisja të flisja me të, ta pyesja për kujtimet që kishte me babanë tim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat