Xhaka e ka rikthyer respektin e tifozëve të Arsenalit

Futboll

Xhaka e ka rikthyer respektin e tifozëve të Arsenalit

Më: 23 mars 2022 Në ora: 12:40
Xhaka e ka rikthyer respektin e tifozëve të Arsenalit

Ish-referi i FIFA-s, Keith Hacket e ka kritikuar referin Andreë Madley për ndëshkimin me karton të verdhë të Granit Xhakës në fitoren e Arsenalit ndaj Aston Villës me rezultat 1:0 fundjavën që shkoi.

Ish-referi i FIFA-s dhe i Premierligës thotë se Madley gaboi kur i tha futbollistit të Kosovës se i ka bërë tri ndërhyrje, për t’ia dhënë më pas kartonin.

Sipas tij, ky ishte vetëm intervenimi i parregullt i parë për Xhakën në atë lojë.

Përfaqësuesi zviceran ishte i qetë derisa i kërkoi referit shpjegim se ku i kishte bërë tri ndërhyrje të palejuara.

“Ai (referi) tha ‘1, 2, 3’, por kur e pash lojën, ky ishte faulli i parë i shkaktuar nga Xhaka. Nuk kishte, 1, 2, 3. Kjo tregon se sa i kujdesshëm duhet të jesh kur flet me lojtarin derisa e ndëshkon”, deklaroi Hackett pasi e analizoi lojën e 19 marsit.

Xhaka është ndëshkuar gjashtë herë me karton të verdhë në 13 ndeshjet e fundit të Premierligës.

Xhaka e ka rikthyer respektin e tifozëve të Arsenalit në javët e fundit pasi po e përbën një dyshe të shkëlqyeshme në mesfushë me Thomas Parteyn.

“Gunners” i kanë fituar 10 nga 12 ndeshjet e fundit në Premierligë dhe dyshja ka qenë e pakalueshme në fazën defanzive dhe ka dhënë kontribut edhe në fazën ofensove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat