Mos u habisni nëse Haaland dhe Mesi luajnë te Barcelona në verë

Futboll

Mos u habisni nëse Haaland dhe Mesi luajnë te Barcelona në verë

Më: 23 mars 2022 Në ora: 18:50
Mos u habisni nëse Haland dhe Mesi luajnë te Barcelona në verë

Barcelona është kthyer në shinat e duhura nën drejtimin e Xavit.

Ky i fundit ka kthyer mentalitetin fitues në skuadër dhe këtë e tregojnë rezultatet e kohëve të fundit. Më i freskëti është fitorja 4-0 kundër rivalit të përjetshëm, Realit të Madridit.

Emra të shumë janë lakuar për të veshur fanellën e katalanasve, ndër të cilët më i përfoluri është Haalandi, ndërsa pas nuk mbetet edhe Lionel Messi.

Argjentinasi nuk është përshtatur me ekipin e PSG-së dhe një rikthim në “shtëpi” do i lumturonte të gjithë.

Tifozët e Barcelonës mund të nisin të ëndërrojnë, teksa vetë këshilltari presidentit Laporta, ka befasuar jo pak me deklaratën e tij. “Halandi dhe Mesi te Barcelona? Mos u habisni nëse kjo ndodh në verë”, ka thënë Enrik Masip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat