Edy Reja ka tre dilema, rreshtimi i mundshëm

Futboll

Edy Reja ka tre dilema, rreshtimi i mundshëm

Më: 24 mars 2022 Në ora: 11:57
Edy Reja ka tre dilema, rreshtimi i mundshëm

Shqipëria përballet me Spanjën të shtunën dhe trajneri Edy Reja ka dilemat e tij në lidhje me formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë.

E para lidhet me portën dhe është e përhershme. Strakosha apo Berisha, duhet pritur fillimi i ndeshjes për ta mësuar.

Për mbrojtjen italiani i ka idetë e qarta. Balliu e Hysaj do luajnë nga krahët, kurse në qendër treshja e Serie A, Ismajli, Kumbulla e Gjimshiti janë bërë të paprekshëm.

Në mesfushë pritet të debutojë si titullar Kristjan Asllani, ndërkohë që edhe Bare e ka vendin thuajse të sigurt. Reja duhet të zgjedhë mes Laçit dhe Gjasulës për vendin tjetër.

Në sulm është momenti i Armando Brojës. Sulmuesi i Southampton mund të luajë krah Uzunit në repartin e avancuar. Beratasi është në balotazh me Manajn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat