Gjyqtarit shqiptar i besohet ndeshja Turqi - Itali

Futboll

Gjyqtarit shqiptar i besohet ndeshja Turqi - Itali

Më: 26 mars 2022 Në ora: 11:17
Gjyqtarit shqiptar i besohet ndeshja Turqi - Itali

Turqia dhe Italia, të eliminuara në “play off”-et e Botërorit dë të zbresin në fushë për një miqësore në qytetin e Konias, të martën, në orën 20:45.

Ky duel i cilësuar tashmë si përballja e dy të kombëtareve të dëshpëruara pas eliminimit të hidhur, i është besuar gjyqtarin shqiptar Enea Jorgji.

Një ndeshje e madhe kjo për arbitrin nga Elbasani, me stemën e FIFA-s. 

Asistentë të Jorgjit, në sfidën Turqi-Itali të 29 marsit do të jenë Dojanto Myftari dhe Ilir Tartari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat