Uzuni: Është e drejtë të pësojmë gola në minutat e fundit me ekipet e mëdha

Futboll

Uzuni: Është e drejtë të pësojmë gola në minutat e fundit me ekipet e mëdha

Më: 26 mars 2022 Në ora: 22:22
Uzuni: Është e drejtë të pësojmë gola në minutat e fundit me ekipet e mëdha

Autori i golit të vetëm të Kombëtares shqiptare në miqësoren me Spanjën, Myrto Uzuni theksoi se kishte shumë kohë që priste të shënonte me përfaqësuesen, teksa shtoi se i erdhi keq që u mundën.

Duke folur për emisionin “Kuqezi”, sulmuesi theksoi se e përjetoi shumë këtë gol, pasi kishte kaluar kohë shumë të vështirë që nga rastet që kishte humbur me Anglinë dhe Hungarinë dhe zbuloi se kishte marrë mesazhe që e kanë bërë të ndihet keq.

Goli, pastaj humbja: “Goli i parë spanjoll, por me Kombëtaren: Ndihem shumë i lumtur për golin pasi jap gjithmonë maksimumin. Sa i përket humbjes nuk ndihemi shumë mirë sepse ishte e minutave të fundit. Unë gjithmonë besoj te vetja ime dhe e besova dhe këtë herë.”

Pësimi në minutat e fundit: “Është e drejtë të pësojmë gola në minutat e fundit me ekipet e mëdha, por ishte keq që e pësuam në këtë ndeshje pasi bëmë një lojë të mirë.”

Dyshja Uzuni-Broja:Kam shumë besim te vetja dhe në formë të mirë, por kjo i takon trajnerit e di ai si do luajmë.”

Emocioni te goli: “Jam kritikuar shumë në Shqipëri dhe ka qenë një periudhë e vështirë për mua pasi kam marrë mesazhe të shumta në rrjetet sociale, pas rasteve të humbura ndaj Hungarisë dhe Anglisë dhe kisha shumë kohë që e prisja këtë gol.".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat