Kosova do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore, përpara udhëtimit në Zvicrë

Futboll

Kosova do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore, përpara udhëtimit në Zvicrë

Më: 27 mars 2022 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Kombëtarja e Kosovës, do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore përpara nisjes drejt Zvicrës.

Atmosfera në ekip është shumë e mirë, pas paraqitjes së shkëlqyer në miqësoren ndaj Burkina Faso.

‘Dardanët’ sot me fillim nga ora 10:00 do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore përpara udhëtimit drejt Zvicrës.

Djelmoshat e kombëtares janë mjaft të motivuar, pas fitores së thellë 5:0 në miqësoren e së mërkurës.

Të hënën në mëngjes ekipi do të udhëtojnë drejt Zvicrës.

Kosova do të përballet me Zvicrën në Cyrih, më 29 mars me fillim nga ora 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat