Elmas: Na ndajnë vetëm 90 minuta nga Katari

Futboll

Elmas: Na ndajnë vetëm 90 minuta nga Katari

Më: 27 mars 2022 Në ora: 13:59
Elmas: Na ndajnë vetëm 90 minuta nga Katari

Përfaqësuesja e Maqedonisë mbylli përgatitjet në SHkup dhe pasdite u drejtua kah Porto, ku e pret sfida finale e plej offit për Botërorin “Katar 2022”.

Të gjithë futbollistët kanë lënë anësh fitoren e madhe ndaj Italisë dhe maksimalisht janë koncetruar për përballjen me Portugalinë. Lajmi i mirë për trajnerin Milevski është kthimi i të pezulluarve Elif Elmas dhe Tihomir Kostadinov. Sfida në mes Portugalisë dhe Maqedonisë do të zhvillohet më 29 mars, në orën 20.45.

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll zhvilloi dy stërvitje në Shkup dhe pasdite u nis drejt Portugalisë për të zhvilluar sfidën finale të balotazhit pët Botërorin “Katar 2022”.

Lajmi i mirë për trajnerit Blagoja Milevskin është se në ekip rikthehen Elif Elmas dhe Tihomir Kostadionovi, të cilët ishin të pezulluar dhe nuk luajtën në Palermo kundër Italisë.

Elmasi theksoi se sfida në Porto do të jetë ndryshe nga ajo në Palermo, pasi që Portugalia, është më e fortë se Italia, në pjesën individuale; "Do të jetë një ndeshje ndryshe, pasi që Portugalia në pjesën individuale është më kualitative se sa Italia. Janë të vetëdijshëm se luhet finalja dhe nuk guxojnë që të na nënvlerësojnë, ndërsa unë do të dëshiroja që të bëjnë këtë. Është një finale dhe vetëm 90 minuta i ndajnë të dy kombëtaret nga kualifikimi në Kupën e botës.

Futbollisti i Piast Glivice, Tihomir Kostadinov, njëjtë si edhe Elif Elmasi paralajmëroi se të gjithë do të japin maksimumin dhe sërisht do të kërkojnë rezultatin pozitiv".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat