Southgate fillon provat për Kupën e Botës

Futboll

Southgate fillon provat për Kupën e Botës

Më: 27 mars 2022 Në ora: 17:32
Southgate fillon provat për Kupën e Botës

Ndeshja miqësore mes Anglisë dhe Zvicrës që u luajt mbrëmjen e shtunës në “Wembley”, tregoi edhe njëherë se ekipi i “Tre Luanëve” është në formë shumë të mirë.

Skuadra e Gareth Southgate fitoi me rezultatin 2-1, me përmbysje, falë golit të Luke Shaw në minutën e 45+1, që i dha vendasve barazimin pas golit që kishte shënuar Breel Embolo në minutën e 22, dhe më pas fitorja u vulos nga Harry Kane, që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Përtej marrjes së fitores së këtij takimi miqësor, tekniku i “Tre Luanëve” duket se ka pasur edhe një qëllim tjetër. Southgate ka filluar me “provat teknike” për fazën finale të Botërorit Katar2022.

Pjesë e formacionit të Anglisë në këtë takim ka qenë mesfushori Conor Callagher, që ka bërë kështu debutimin me përfaqësuesen e vendit të tij.

22-vjeçari, i cili është i huazuar nga Chelsea te Crystal Palace, ka bërë një sezon të mirë duke shënuar nëntë gola dhe duke dhënë shtatë asiste në të gjitha kompeticionet, përfshirë këtu edhe përfaqësuesen U-21, dhe kjo gjë i ka rënë në sy trajnerit të Anglisë, i cili ka filluar që tashmë provat për Kupën e Botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat