Tifozët në Portugali nuk përmbahen

Futboll

Tifozët në Portugali nuk përmbahen

Më: 27 mars 2022 Në ora: 17:57
Tifozët në Portugali nuk përmbahen

Portugalia do të presë në Porto Maqedoninë e Veriut në sfidën e fundit “play-off” të Botërorit “Katar 2022” dhe duket se tifozët vendas nuk kanë pritur dhe kanë shkuar menjëherë drejt pikave të shitjes së biletave, me këto të fundit që mbaruan dy ditë para ndeshjes.

Në fillim shumë fansa mbetën të zhgënjyer që nuk gjetën bileta që shkonin në shifrat 10-15 euro, ndërsa tani, po shiten bileta që shkojnë 200 euro në tregun e zi.

Për këtë ka reaguar dhe futbollisti i kombëtares portugeze, Bernardo Silva, i cili në një konferencë për shtyp u shpreh: “Këta janë tifozët që na ndihmuan ne të fitonim Ligën e Kombeve.

Kundër Turqisë kishim një mbështetje të madhe e cila na ndihmoi të fitonim takimin dhe kundër Maqedonisë së Veriut pres të njëjtën gjë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat