Refuzon ofertën

Futboll

Refuzon ofertën

Më: 27 mars 2022 Në ora: 18:26
Refuzon ofertën

Erling Haaland raportohet se e ka refuzuar ofertën e parë të Manchester Cityt.

Kampioni në fuqi anglez mendohet të jetë njëri nga dy pretendentët kryesorë për të nënshkruar me 21-vjeçarin në merkaton e verës, bashkë me Real Madridin.

Sipas gazetës spanjolle “AS” , Man City ka bërë ofertë për Haalandin dhe i ka ofruar atij 500 mijë funte në javë, por oferta e tyre thuhet se është refuzuar.

Megjithatë, sulmuesi norvegjez nuk besohet se ia ka mbyllur plotësisht derën klubit nga Premierliga, por ai thuhet se po pret edhe një ofertë nga Real Madridi përpara se të marrë një vendim përfundimtar.

Ndryshe, Haaland ka kontratë të vlefshme me Borussia Dortmundin deri më 30 qershor 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat