Dy ekipe në garë për Lautaro Martinez

Futboll

Dy ekipe në garë për Lautaro Martinez

Më: 28 mars 2022 Në ora: 15:32
Lautaro Martinez

Arsenal dhe Atletico Madrid janë në garë për sulmuesin e Interit, Lauraro Martinez.

Lautaro ka kontratë me Interin deri në vitin 2026, por mund të largohet gjatë verës.

Sipas ‘Goal’, Interi do ta lënë të largohet argjentinasin nëse marrin një ofertë prej 70 milionë euro, ose më shumë gjatë merkatos së verës.

Në garë për sulmuesin janë Arsenali dhe Atletico Madrid.

Të dy ekipet kërkojnë të përforcojnë repartin e sulmin dhe opsioni i tyre është 24 vjeçari.

Mbetet të shihet se cili nga dy ekipet, do të paguajnë atë klauzolë të Lautaros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat