Pochettino prinë garën me Ten Hag për stolin e Manchester United

Futboll

Pochettino prinë garën me Ten Hag për stolin e Manchester United

Më: 28 mars 2022 Në ora: 19:52
Mauricio Pochettino

Mauricio Pochettino dhe Erik ten Hag vazhdojnë të jenë më të lakuarit në media, sa i përket trajnerëve.

Trajneri i Ajax Amsterdam dhe ai i Paris Saint Germain lidhen me një punë të mundshme te skuadra e Manchester United, por këta të fundit nuk kanë marrë akoma ndonjë vendim.

Sipas raportimeve të fundit, Pochettino është duke prirë garën ndaj Ten Hag.

Eksperienca është faktori kyç që po i jep avantazh trajnerit argjentinas në këtë garë.

Ten Hag ishte intervistuar për një punë të mundshme tek United gjatë javës së kaluar, por ai akoma nuk ka pranuar ndonjë ofertë zyrtare.

As Pochettino nuk ka pranuar diçka konkrete, por lidhet me United qysh nga koha kur ishte pjesë e Tottenham Hotspur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat