Toure kërkon të ndërtojë nga e para marrëdhënien me Guardiolën

Futboll

Toure kërkon të ndërtojë nga e para marrëdhënien me Guardiolën

Më: 29 mars 2022 Në ora: 15:00
Toure kërkon të ndërtojë nga e para marrëdhënien me Guardiolën

Marrëdhënia e Yaya Toure me ish-trajnerin e tij te Barcelona dhe te Manchester City, Pep Guardiola, është e “ngrirë” duke qenë se 38-vjeçari në momentin që u largua nga “Qytetarët” pati një “krisje” me spanjollin, ndërsa deklaroi publikisht se ndoshta trajneri e ka problem të punojë me lojtarët nga Afrika.

Një deklaratë e cila nuk i ka lënë një shije të mirë Guardiolës, teksa edhe pse ish-futbollisti ka kërkuar falje për fjalët e tij, sërish nuk ka marrë reagim nga tekniku spanjoll. Së fundmi, Toure thekson se shpreson të rivendosë një marrëdhënie me Guardiolën, ndërsa është bërë mik me Jurgen Klopp.

“Shpresoj që ta shoh sërish Guardiolën, unë dua të flas me njerëzit që e kanë pasion futbollin.

Por, nuk kam mundur ta kontaktoj sepse nuk e kam numrin e tij. Shpresoj që ta fitoj kampionatin me Cityn sepse jam një fans i tyre, por është pak e vështirë për të bërë parashikime pasi edhe Liverpool është shumë i fortë.

Klopp di të fitojë ndeshjet dhe unë i shkruaj gjithnjë ndërsa ai më fton ta takoj. Ai njeri nuk pushon asnjëherë, e dashuron futbollin dhe është një person shumë i mirë”, u shpreh Toure.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat