Anglia fiton me lehtësi ndaj kuqezinjve dhe i shuan ëndrrën e Europianit

Futboll

Anglia fiton me lehtësi ndaj kuqezinjve dhe i shuan ëndrrën e Europianit

Më: 29 mars 2022 Në ora: 22:49
Anglia fiton me lehtësi ndaj kuqezinjve dhe i shuan ëndrrën e Europianit

Përfaqësuesja Shpresa i ka dhënë përfundimisht sot lamtumirën ëndrrave për kualifikimin në vendin e dytë në grupin eliminator të kësaj grupmoshe dhe kalimin në Europian pasi është mundur në shtëpi me shifrat 3-0 nga Anglia.

Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi kishte hyrë në fushën e lojës me ide të qarta për të evituar një goleadë dhe ishte fokusuar i tëri në mbrojtje. Një taktikë që funksionoi në pjesën e parë të sfidës, ku edhe pritjet e Simonit bënë që rrjeta të mbetej e paprekur.

Por fillimi i pjesës së dytë ishte fatal pasi brenda pak minutash, kuqezinjtë u ndëshkuan 3 herë dhe kapitulluan pa kushte falë gabimeve të njëpasnjëshme në prapavijë.

Kështu, Anglia e kishte të thjeshtë të merrte fitoren 3-0 dhe të bënte të pamundur tashmë edhe matematikisht vendin e dytë për Shqipërinë, atë që ishte objektivi që po ndiqte skuadra në këto eliminatore.

U21| Shqipëri-Angli 0:3
47′, 62′ Balogun, 51′ Xhons.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat