Zvicerani i njohur ka dy fjalë interesante për Xhakën dhe Shaqirin

Futboll

Zvicerani i njohur ka dy fjalë interesante për Xhakën dhe Shaqirin

Më: 30 mars 2022 Në ora: 14:21
Andreas Boni

Drejtori sportiv i Blick, Andreas Boni ka thënë se në vitin 2016, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri vendosën ta reprezentojnë Zvicrën dhe jo Kosovën, anipse këta të fundit kishin mundësi që të ndërronin komb.

"Falëminderit Xhaka, falëminderit Shaqiri. Në vitin 2016 Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri vendosën për Zvicrën dhe kundër Kosovës. Jo një zgjedhje e natyrshme. Sepse në vitin 2016 të dy mund të ishin kishin ndryshuar komb. Pasi Kosova u pranua zyrtarisht si anëtare e FIFA-s.

Që të dy (Xhaka dhe Shaqiri) qëndruan dhe luajtën Kampionatin Evropian në Francë për ekipin kombëtar. Sigurisht: Zvicra ofron një platformë sportive shumë më tërheqëse.

Kjo është arsyeja pse Zvicra mund të jetë krenare që drejtohet nga dy kosovarë zviceranë si kapiten. Sepse ata mbështesin një shoqëri moderne në të cilën racizmi nuk ka vend. Sepse ata e kanë vërtetuar më shumë se sa identifikohen me vendin e tyre – pa harruar rrënjët e tyre. Falëminderit Xhaka, falëminderit Shaqiri!”, ka thënë Boni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat