Wanda akuzat për tradhti ndaj Icardit?

Futboll

Wanda akuzat për tradhti ndaj Icardit?

Më: 30 mars 2022 Në ora: 16:01
Wanda akuzat për tradhti ndaj Icardit?

Wanda Nara sërish në qendër të thashethemeve. Prej pak ditësh mediat argjentinase janë rikthyer për t’u marrë me jetën private të modeles argjentinase.

Sipas disave, 35-vjeçarja do ta kishte tradhtuar bashkëshortin e saj Mauro Icardi me truprojën Agustin Longueira. Një lloj hakmarrjeje ajo e Narës pas zbulimit të lidhjes së futbollistit të PSG-së dhe aktores China Suarez.

“Nuk kam nevojë të sqaroj se gjithçka është më shumë se një gënjeshtër. Unë nuk jam person apo grua e tillë. Nuk e kam bërë kurrë një gjë të tillë. E trajtoj veten ndryshe sepse unë jam ndryshe”, u përgjigj ëanda në Instagram. Tani ka ardhur versioni i truprojës…

“Icardi nuk më shkarkoi. Kontrata skadoi pikërisht kur ata erdhën me pushime në Argjentinë. Kur festa e ditëlindjes së saj mbaroi unë u largova, tha Agustin Longueira në programin televiziv.

Gazetarët e ngacmuan për atë që po përflitej gjatë, një natë pasioni me Wandën pas festës së ditëlindjes së saj. “Unë dhe Nara folëm shumë pak atë ditë, kishte nje lidhje të mirë mes nesh, por asgjë më shumë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat