Mjaftoi një gabim

Futboll

Mjaftoi një gabim

Më: 30 mars 2022 Në ora: 17:50
Mjaftoi një gabim

Etrit Berisha ishte portieri titullar në takimin mes Spanjës dhe Shqipërisë që përfundoi në shifrat 2-1.

Trajneri Reja preferoi ndaj Gjeorgjisë që të aktivizonte Strakoshën, megjithëse për gardianin e Lazios nuk kishte shumë punë. Sa i përket Berishës, vinte nga Seria A pasi la në stol të padiskutueshmin, Milinkoviq Saviq.

Ky i fundit po preferohej gjithmonë si titullar nga trajneri i Torinos. Por mrekullitë e Berishës ndaj Interit, duke evituar dy gola të sigurtë për të marrë edhe përgëzimet e trajnerit Inzagi dhe portierin Handanovic, e graduan titullar.

Mjaftoi një gabim në ndeshjen e fundit që solli humbjen dhe besimi karshi Etrit është ulur ndjeshëm. Sipas raportimit të mediave italiane, tanimë Juric do ta ul sërish në stol Berishën. Një tjetër arsye është edhe paraqitja me Kombëtaret teksa Milinkoviq - Saviq ka bindur duke mbajtur portën e paprekur për Serbinë ndaj Hungarisë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat