Aksidentohet Manuel Lanzini, transportohet në spital

Futboll

Aksidentohet Manuel Lanzini, transportohet në spital

Më: 31 mars 2022 Në ora: 20:39
Manuel Lanzini

Një nga lojtarët më të mirë të West Hamit, Manuel Lanzini, i mbijetoi një aksidenti automobilistik për fat.

Ai është drejtuar nga një shofer pasditen e sotme, pas së cilës të dy janë përmbysur me një veturë Mercedes me vlerë 70 mijë paund.

Makina pothuajse u shkatërrua dhe zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje.

Fatmirësisht Lanzini ka dalë plotësisht i padëmtuar nga makina, por për masa paraprake është transportuar në spital.

Për më tepër, argjentinasi pritet të luajë për West Ham kundër Everton këtë fundjavë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat