Flick: Ky është një grup emocionues

Futboll

Flick: Ky është një grup emocionues

Më: 1 prill 2022 Në ora: 23:45
Flick: Ky është një grup emocionues

Hansi Flick, trajneri i Gjermanisë komentoi shortin për grupin e Kupës së Botës, ku ekipi i tij u përfshi së bashku me Spanjën, Japoninë dhe fituesin e play-off-it mes Kosta Rikës dhe Zelandës së Re: “Ky është një grup emocionues – shpjegoi ish-trajneri i Bayern Munich per ARD.

Nuk do të jetë një detyrë e lehtë të kalosh raundin, por padyshim që do të jetë interesante”.

Edhe Manuel Neuer, kapiteni i Gjermanisë, komentoi shortin për grupin e Kupës së Botës, “Ishte e qartë se do të takoheshim me një kundërshtar te ashpër nga vazo e parë – tha ai për MagentaTv -. Kujtimet e fundit janë negative, por kemi besim se do të kemi një turne të suksesshëm.

Objektivi i vetëm për mua është të fitoj Kupën e Botës. Nuk kemi arritur arritje të mëdha në edicionet e fundit dhe duam ta kompensojmë atë. Do te mberrijme te pergatitur per sfidat qe na presin sepse jemi Gjermania gjithesesi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat