Ndryshon orari në Kupën e Botës

Futboll

Ndryshon orari në Kupën e Botës

Më: 2 prill 2022 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Kur dihen 29 nga 32 ekipet pjesëmarrëse në Kupën e Botës në Katar, është tërhequr edhe shorti dhe është bërë i ditur edhe orari.

Ndryshe nga siç ka ndodhur zakonish, ndeshja e parë e Botërorit nuk përfshin ekipin nikoqir.

Ndeshja e Katarit me Ekuadorin nuk do të jetë sfida hapëse e Kampionatit Botëror. Ky takim është shtyrë për më vonë.

Ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Senegalit dhe Holandës nga ora 13:00 më 21 nëntor, kurse ndeshja mes Katarit dhe Ekuadorit është shtyrë për në orën 19:00.

Finalja luhet të dielën, 18 dhjetor.

Faza e grupeve: 21 nëntor – 2 dhjetor

1/8 e finales: 3 dhjetor – 6 dhjetor

Çerekfinalet: 9-10 dhjetor

Gjysmëfinalet: 13-14 dhjetor

Vendi i 3/4: 17 dhjetor

Finalja: 18 dhjetor

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat