Bonuccit i duket absurd sistemi “play off”

Futboll

Bonuccit i duket absurd sistemi “play off”

Më: 2 prill 2022 Në ora: 13:04
Bonuccit i duket absurd sistemi “play off”

Italia mbetet për të dytën herë radhazi jashtë Kampionatit Botëror.

Vetëm pak muaj pasi fituan Europianin, axurrët u eliminuan në mënyrë befasuese nga Maqedonia e Veriut. Leonardo Bonucci nuk e ka fshehur zgjënjimin e madh në prononcimin e tij për mediat në lidhje me këtë çështje. Mbrojtësi i Juventusit ka thënë për “Mediaset“ se sistemi “play off“ me vetëm një ndeshje është një sistem absurd.

“Kemi luajtur gjithçka në një ndeshje, është një sistem absurd.

Fatkeqësisht, shkoi kështu, por është një vendim absurd që gjithçka duhet të vendoset në një ndeshje të vetme, në të cilën gjithçka mund të ndodhë, siç e kemi parë. Ka skuadra që janë kualifikuar pasi kanë humbur katër apo pesë ndeshje, ne mbetemi në shtëpi pasi kemi humbur vetëm një, në minutën e 92-të. Është vërtet çmenduri”, ka thënë Leonardo Bonucci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat