Ronaldinho nuk u beson syve

Futboll

Ronaldinho nuk u beson syve

Më: 2 prill 2022 Në ora: 14:26
Ronaldinho nuk u beson syve

Ronaldinho, i intervistuar nga edicioni i sotëm i “Gazzetta dello Sport”, foli për eliminimin e Italisë nga Kupa e Botës së Katarit: “Botërori humbet shumë pa Italinë. Po flasim për 4 herë kampionët e botës, kampionët europianë në fuqi. Nuk e kisha imagjinuar kurrë të shihja një Botëror tjetër (të dytin radhazi) pa Italinë.

Asnjë ekip italian në çerekfinalet e Champions League? Për mua futbolli italian mbetet i bukur. Ndoshta nuk ka më yjet e mëdhenj të së shkuarës, por është një kampionat shumë konkurrues, me ekipe të forta dhe të përgatitura taktikisht”.

Ish-lojtari kuqezi, Ronaldinho, foli edhe për Milanin e tij: “Titulli? Mendoj se mund të jetë viti i duhur për Milanin. Skuadra kuqezi ku luaja unë kishte shumë lojtarë të mëdhenj, por nuk është pa gjë edhe kjo aktualja. Ajo që mbizotëron sot te Milani është koncepti ekipor, i cili është i lartësuar në një organizim të madh taktik. Për këtë, ashtu si ne atëherë, bën një punë të madhe”.

Gjatë intervistës, Ronaldinho u ndal edhe tek Ibrahimoviç: “Zlatan është një mik i madh i imi. Pavarësisht se është 40 vjeç, ai po bën mirë për Milanin. Ta fitonte një tjetër titull në moshën e tij do të ishte ideale si për atë, ashtu edhe për klubin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat