FSHF mesazh solidariteti

Futboll

FSHF mesazh solidariteti

Më: 2 prill 2022 Në ora: 22:21
FSHF mesazh solidariteti

Sot, më 2 prill është Dita Botërore e Autizmit, ndërsa prilli është muaji i ndërgjegjësimit për këtë çrregullim. Federata Shqiptare e Futbollit e cila prej vitesh bashkëpunon me Fondacionin e Fëmijëve Shqiptarë për të ndihmuar në ndërgjegjësimin e opinionit, për lehtësimin e sfidave që kanë individët me këtë spektër për tu integruar në shoqëri.

Sot pasdite në orën 19.30, disa fëmijë të spektrit autik dhe përfaqësues të Fondacioni Fëmijët Shqiptarë, janë pritur përpara stadiumit “Air Albania”, nga përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ish-figura të njohura si Sulejman Mema dhe Sulejman Demollari. Së bashku, ata kanë përjetuar ndezjen e dritave në ngjyrë blu të fasadës së stadiumit, në shenjë solidariteti me këtë komunitet.

Në një postim në Facebook Presidenti i FSHF, Armand Duka në lidhje me këtë aktivitet u shpreh: Ne bashkojmë vëmendjen dhe zemrat tona, me të gjitha vendet anembanë globit që e mbështesin këtë nismë. Stadiumi “Air Albania”, ndriçoi blu sonte në mbrëmje, për komunitetin e individëve me çrregullim të spektrit autik në Shqipëri dhe kudo në botë. Me këtë aktivitet dhe me nisma të tjera sensibilizuese, ne kërkojmë që të ketë sa më shumë vëmendje ndaj fëmijëve dhe të rriturve me autizëm.

Ata do të kenë gjithmonë mbështetjen tonë. Dhe këtë e bëjmë me zemër!

“Të Ndriçojmë Blu” është motoja që në shenjë solidariteti ka pushtuar shumë shtete, për të rritur ndërgjegjësimin mbi Autizmin. Nisma, që sivjet mbushi 13 vite nga dita kur ajo startoi në SHBA nga Organizata Ndërkombëtare “Autism Speaks”, në Shqipëri hyri në vitin e 10-të të saj. Sivjet, asaj ju bashkua edhe Federata Shqiptare e Futbollit. Edhe më parë institucioni i futbollit shqiptar, ka bashkëpunuar me Fondacionin e Fëmijëve Shqiptarë, për fushata të tilla sensibilizuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat