Ramos dëshiron të qëndrojë në PSG

Futboll

Ramos dëshiron të qëndrojë në PSG

Më: 3 prill 2022 Në ora: 09:03
Sergio Ramos

Qendërmbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos dëshiron të qëndrojë në Paris Saint Germain.

Sergio Ramos iu bashku PSG-së në qershor të viti 2021, por nuk i ka përmbushur pritshmërit e tij te ekipi francez.

Përkundër këtij fakti sipas ‘Goal’, spanjolli dëshiron të ketë suksese në karrierën e tij me parisienët.

Që nga transferimi te PSG për shkak të lëndimeve, Ramos ka bërë vetëm katër paraqitje në Ligue 1, ndërsa në Ligën e Kampionëve nuk është paraqitur fare këtë sezon.

Së fundmi sipas disa lajmeve që po qarkullonin në Spanjë e Francë, thuhej se qendërmbrojtësi do të largohet drejt MLS.

Por sipas ‘Goal’, lojtari ka thënë se nuk do të dorzohet dhe do të luftojë të arrijë suksese me parisienët të paktën edhe për një sezon.

Mbetet të shihet se a do të qëndrojë edhe më tej në ‘Parc des Princes’, apo do largohet përfundimisht nga PSG.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat