​“Skifterat” e Gjilanit reagojnë ashpër pas sulmit ndaj Stivi Frashërit

Futboll

​“Skifterat” e Gjilanit reagojnë ashpër pas sulmit ndaj Stivi Frashërit

Më: 3 prill 2022 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Grupi i tifozëve të skuadrës së Gjilanit, përkatësisht kryesia e tyre kanë reaguar ashpër pas sulmit të bërë nga disa persona ndaj portierit të Ballkanit Sitivi Frashëri i cili mbeti i lëdnaur dhe po vazhdon të qëndrojë në spitalin e këtij qyteti.

Përmes një njoftimi të lëshuar në faqen e tyre në “Facebook”, “Skifterat” kanë bërë të ditur se e kanë vizituar në spital portierin e Ballkani dhe i kanë shprehur keqardhje për atë që ka ndodhur në fushë të dielën.

Ata kanë thënë se distancohen nga ky akt i shëmtuar, derisa kryesia po ashtu ka dhënë dorëheqje të parevokueshme

Kjo është komunikata për media e lëshuar nga grupi i tifozëve “Skifterat”:

Kryesia e Skifterave ka vizituar në ambientet spitalore Stivi Frashërin për të parë nga afër gjendjen e tij shëndetsore dhe për të shprehur keqardhje për ndodhinë!

Gjatë pjesës së dytë individ nga tribuna vendase janë ofenduar anasjelltas me portjerin musafir dhe në momentin e golit nga euforia e futjes në fushë, një person ka shtyrë Frashërin dhe një tjetër e ka shkelmuar, ndërkaq kanë qenë kryesia e Skifterave të cilët i janë hudhur sipër për ta mbrojtur!

Distancohemi publikisht nga ky akt i shëmtuar, nuk është në traditën tonë sulmi ndaj lojtarëve të futbollit, përtej kësaj kundrejt një ekipi si Ballkani dhe tifozëve e qytetarëve të Suharekës që gjithmonë na kanë bërë të ndihemi si në shtëpinë tonë! 

Kushdo me qëllim njollosjen e vlerave tona sportive dhe tifozerike duhet të përgjigjet për veprimet e veta!

Kryesia e Skifterave e indinjuar thellësisht nga ngjarja deklarohet për DORËHEQJE të PAREVOKUESHME si bartës të organizimit dhe paraqitjeve të grupit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat