PSG nuk hasi aspak probleme përballë Lorient

Futboll

PSG nuk hasi aspak probleme përballë Lorient

Më: 3 prill 2022 Në ora: 23:20
PSG nuk hasi aspak probleme përballë Lorient

PSG nuk hasi aspak probleme përballë Lorientit. Skuadra e Pochettinos fitoi 5:1 në “Parc des Princes”, duke rikthyer në 12 pikë distancën me Marseille e vendit të dytë.

Kylian Mbappe dhuroi një asist për Neymar (12’), ndërsa më pas shënoi vetë me një gjuajtje potente (28’).

Kaq për pjesën e parë, teksa miqtë shkurtuan me anë të Terem Moffi (56’).

Nigeriani përfitoi nga një gafë e gjithë prapavijës së PSG-së. Gjithsesi, vendasit realizuan edhe dy gola të tjerë në minutat e mbetura. Mbappe, Messi dhe Neymar tundën rrjetën e Lorient.

Hakimi dhuroi asistin te goli i dytë i sulmuesit francez, me Mbappe që dha dy asiste të tjerë, duke regjistruar dy gola dhe tre asiste në këtë sfidë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat