Sobhi: I thashë që të harronte atë që ndodhi...

Futboll

Sobhi: I thashë që të harronte atë që ndodhi...

Më: 5 prill 2022 Në ora: 17:58
Salah

Mohamed Salah është i vendosur për të nënshkruar kontratë të re me Liverpoolin.

Ende nuk është arritur një marrëveshje mes palëve, por kjo pritet që të ndodhë së shpejti.

Ministri i Sportit në Egjipt, Ashraf Sobhi, ka zbuluar se Salah është i prirur për të rinovuar kontratën me klubin anglez.

“Unë u takova me Mohamed Salahun në aeroport pas përfundimit të ndeshjes me Senegalin dhe dështimit për të siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror.

I thashë atij që të harronte atë që ndodhi dhe të fokusohej në ato që do të vijnë më pas”, tha ai.

“E kam këshilluar që të vazhdojë rrugëtimin e tij në një klub tjetër, por qëllimi i tij tani është rinovojë kontratën me Liverpoolin. Ka fushata kundër Salahut, por i kërkova që të mos i kushtonte vëmendje atyre”, shtoi Sobhi.

Kontrata aktuale e 29-vjeçarit me “Të Kuqtë” skadon më 30 qershor 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat