Nis stërvitjen me Flamurtarin

Futboll

Nis stërvitjen me Flamurtarin

Më: 5 prill 2022 Në ora: 22:38
Nis stërvitjen me Flamurtarin

Flamurtari bëhet skuadra e parë shqiptare që hap dyert për futbollistët ukrainas, të larguar nga vendlindja e tyre për shkak të agresionit rus.

Klubi vlonjat, nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, ka zbuluar se portieri 16-vjeçar, Bogdan Kalinichenko, do të stërvitet me ekipin kuqezi deri në përfundim të luftës.

Foto e publikuara nga Flamurtari F.C tregojnë se gardiani i ri ukrainas ka nisur tashmë stërvitjen me shpresën se do të kthehet shumë shpejt në kryeqytetin Kiev, te skuadra Dush 26.

Federata Shqiptare e Futbollit, në Asamblenë e 2 marsit, në emër të të gjithë komunitetit të këtij sporti në Shqipëri shprehu solidaritetin me popullin ukrainas duke kujtuar se është gjatë gjithë kohës në kontakt me Federatën Ukrainase për të bërë të mundur pritjen dhe strehimin në Shqipëri të disa familjeve të futbollistëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat