Bayerni për fitore e Villarreali për befasi, ja formacionet e mundshme

Futboll

Bayerni për fitore e Villarreali për befasi, ja formacionet e mundshme

Më: 6 prill 2022 Në ora: 10:16
Ilustrim

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja interesante mes skuadrës së Villarrealit dhe gjigantit gjerman Bayern Munich, e vlefshme kjo për takimin e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Në fazën e fundit të zhvilluar, respektivisht në fazën e eliminatoreve, Villarreali e mposhti me rezultat 4:1 Juventusin, kurse Bayerni e eliminoi me rezultat të thellë 8:2 RB Salzburgun.

Të dy këto skuadra janë përballur gjithsej dy herë mes njëra-tjetrës, ku në të dy rastet fitore ka regjistruar gjiganti gjerman.

Sa i përket takimit të sotëm, mungesa të lojtarëve do të ketë në të dy palët, ku për Villarrealin nuk do të paraqiten Moreno, Chukwueze dhe Dia, kurse te Bayerni do të mungojnë Choupo-Moting, Sarr dhe Tolisso.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Villarreal (4-4-2): Rulli; Aurier, Albiol, Torres, Estupinan; Pino, Parejo, Capoue, Trigueros; Danjuma, Moreno

Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Pavard, Sule, Upamecano, Hernandez; Kimmich, Goretzka; Sane, Muller, Coman; Lewandowski

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat