Depay pritet të kthehet në Premier League

Futboll

Depay pritet të kthehet në Premier League

Më: 6 prill 2022 Në ora: 15:07
Depay pritet të kthehet në Premier League

Sulmuesi i Barcelonës, Memphis Depay pritet të kthehet në Premier League.

Siç raporton “Superdeporte”, Arsenali po konsideron një blerje për yllin e Barcelonës.

Gjithnjë sipas asaj që raporton “Superdeporte”, “Topçinjtë” kanë bërë tashmë kontakte me Blaugranët për të diskutuar për 28-vjeçarin dhe mund ta rikthejnë atë në Premier Ligë gjatë verës.

Depay ka përvojë të mëparshme në futbollin anglez me Manchester Unitedin, por Arsenali mund të përballet me konkurrencën nga Evertoni dhe Newcastle, të cilët të dy kanë bërë gjithashtu hetimet fillestare për holandezin.

Holandezi nuk ka mundur ta shfaq më të mirën e tij në “Camp Nou” pasi vazhdimisht po përballet me lëndimet dhe mund të largohet nga klubi.

28-vjeçari ka kontratë me katalunasit deri më 30 qershor 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat