Ramiz Lladrovci i drejtohet Agim Ademit

Futboll

Ramiz Lladrovci i drejtohet Agim Ademit

Nga: K.G. Më: 6 prill 2022 Në ora: 15:52
Ramiz Lladrovci i drejtohet Agim Ademit

Ramiz Lladrovci, kryetar i Komunës së Drenasit, ka disa fjalë interesante për Kuvendin zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës. 

Ai uron Ademin për mandatin katërvjeçar dhe me dëshirë që futbollit të ketë sa më shumë suksese.  

“Në Kuvendin e sotëm zgjedhor të FFK-së, Agim Ademi, është rizgjedhur kryetar me votat e 43 delegatëve nga 58 sa i ka gjithsejtë Kuvendi.

Përgëzoj kryetarin Agim Ademi për mandatin e ri! Futbolli i vendit tonë ka arritje të mëdha nën udhëheqjen e tij dhe presim të ketë edhe më shumë suksese gjatë mandatit të ardhshëm. 

Uroj të realizojë synimet miku im, Agim, për arritje sa më të mira të futbollit tonë në skenën ndërkombëtare, të fuqizimit të ekipeve, të shkollave të futbollit, të futbollistëve të rinj, të ngritjes së infrastrukturës dhe kulturës në stadiumet tona.

Futbolli ynë pas çlirimit ka të arritura të mëdha dhe nuk e ka merituar përçarjen as denigrimin e procesit. Me keqardhje i kam përcjellë reagimet rreth këtij Kuvendi. Edhe ky kuvend zgjedhor për kryetarin e FFK-së, ka dëshmuar se mospajtimet, do zgjidhur me kohë, brenda institucionit, me garën fer dhe në pajtim me ligjin.”, ka shkruar Lladrovci në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat