Habit menaxheri i Bales: Tifozët do pendohen

Futboll

Habit menaxheri i Bales: Tifozët do pendohen

Më: 6 prill 2022 Në ora: 17:22
Habit menaxheri i Bales: Tifozët do pendohen

Kontrata e Gareth Bales me Realin e Madridit përfunon pas këtij sezoni dhe palët i pret ndarja në verë. Uellsiani nuk arriti të fitonte dashurinë dhe respektin e skuadrës dhe të tifozëve.

Pjesën më të madhe të kohës Bale e ka kaluar duke ngrohur stolin, megjithëse një rol të madh këtu kanë shkaktuar dëmtimet. Menaxheri i tij ka dhënë një intervistë për “Deportes Cuatro“, ku shprehet se gazetarët janë treguar mosmirënjohës ndaj lojtarit uellsian dhe se tifozët do e kujtojnë si një futbollist të madh.

“Bale është ende i ulur në stol, kështu që duhet të pyesni Carlo Ancelotti-n për të gjitha këto. Unë nuk e kritikoj atë, ai thjesht vendos që të mos luajë Bale. Është vendimi i tij, jo i futbollistit.

Shtypi është mosmirënjohës. Gazetarët shkruajnë gjëra të tilla sepse nuk kanë asgjë më të mirë për të bërë. Ata kurrë nuk folën me Gareth-in, ata nuk e njohin atë. Disa javë më parë doja të padisja një gazetar, por vetë Bale më ndaloi, tha se ishte e panevojshme.

Nëse tifozët e Real Madridit do të ishin simpatikë ndaj Gareth-it, gjithçka do të ishte ndryshe. Pas disa vitesh, tifozët do të shikojnë prapa dhe do të kujtojnë se sa lojtar i madh ishte dhe sa shumë i dha skuadrës. Ata do të dëshironin ta kishin trajtuar kështu. Shpresoj që tifozët t’i thonë lamtumirë Bale-it këtë sezon ashtu siç e meriton”, është shprehur Jonathan Barnett.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat