Shqiptari shënon tre gola, dërgon Fiorentinën në finalen e Kupës

Futboll

Shqiptari shënon tre gola, dërgon Fiorentinën në finalen e Kupës

Më: 6 prill 2022 Në ora: 18:56
Shqiptari shënon tre gola, dërgon Fiorentinën në finalen e Kupës

Eljon Toçi ishte protagonist absolut për të rinjtë e Fiorentinës në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndaj Romës. Ekipi vjollcë triumfoi me rezultatin 5:2, ndërsa ai që shkëlqeu mbi të tjerët ishte pikërisht sulmuesi shqiptar.

19-vjeçari shënoi dy gola në pjesën e parë në harkun e vetëm dy minutave, ndërsa në fraksionin e dytë gjeti sërish rrugën e rrjetës për të kompletuar tregolëshin personal duke udhëhequr në këtë formë skuadrën e tij, e cila tashmë siguron biletën për në finalen e Kupës.

Në finale i pret Atalanta ndërsa Toçi do të provojë të vendosë sërish fatet e sfidës, teksa pritshmëritë për sulmuesit janë të larta ndërsa tashmë dibrani është kthyer në një lojtar të rëndësishëm edhe për Shpresat e trajnerit Alban Bushi.

Në këtë sezon me të rinjtë e Fiorentinës, Toçi është aktivizuar në 25 ndeshje duke shënuar në total nëntë gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat