KOKSH propozon zyrtarisht rihapjen e kompanive të basteve në Shqipëri

Futboll

KOKSH propozon zyrtarisht rihapjen e kompanive të basteve në Shqipëri

Më: 6 prill 2022 Në ora: 19:10
KOKSH propozon zyrtarisht rihapjen e kompanive të basteve në Shqipëri

KOKSH propozon zyrtarisht rihapjen e kompanive të basteve në Shqipëri!

Në Shqipëri prej 4 vitesh nuk ka baste sportive. Ato janë të mbyllura ligjërisht me çdo formë nga qeveria Rama dhe prej kaq kohësh nuk ka më salla bastesh, pika grumbullimi ku shqiptarët të provojnë fatin por duket se kësaj situate duan t’i japin fund vetë institucionet sportive në vend.

Dy ditë më parë, kreu i KOKSH, Fidel Ylli bëri një tjetër deklaratë ku Federatat e Sporteve po vuajnë uljen e buxheteve nga qeveria dhe për të mos i ulur më tej dinjitetin atëherë qeveria duhet të rihapë bastet sportive në mënyrë që sporti të lehtësohet përmes këtyre financimeve dhe taksave që përfitohet.

Tashmë nga fjalët te faktet, KOKSH ka njoftuar një takim këtë të Premte me të gjitha Federatat Sportive anëtare të këtij institucioni për të diskutuar dy pika shumë të rëndësishme sipas njoftimit, grantet e sportit dhe rihapja e kompanive të basteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat