Perlë nga Dimitri Payet, shënon gol fantastik kundër PAOK

Futboll

Perlë nga Dimitri Payet, shënon gol fantastik kundër PAOK

Më: 7 prill 2022 Në ora: 22:48
Dimitri Payet

Momentalisht është duke u zhvilluar ndeshja mes skuadrës së Marseille dhe asaj të PAOK-ut, e vlefshme kjo për fazën e çerekfinales së Ligës së Konferencës.

Nikoqirët, respektivisht skuadra e Marseille aktualisht gjendet në epërsi prej 2:1 kundër grekëve të PAOK-ut me, me ndihmën e golave të Gerson dhe Dimitri Payet.

Fillimisht, ishte Gerson ai i cili e zhbllokoi rezultatin, duke shënuar në minutën e 13’ për 1:0, ndërsa Payet shënon në minutën e 45’ për 2:0.

Në fakt, Payet ka shënuar një super gol, i cili edhe mund të cilësohet si goli më i mirë i ditës së sotme, ku pas një harkimi nga këndi, ylli francez gjuan me të parën drejt portës duke shënuar një gol fantastik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat